Dy trupa njerëzish janë gjetur në dy lokacione të ndryshme në Shkup.
Siç informojnë nga MPB-ja, vdekje ka konstatuar ekip nga Ndihma e shpejtë mjekësore, ndërsa ekspertizë ka kryer ekip nga SPB Shkup dhe Inspektor i punës. Me urdhër të prokurorit publik, në trupin e viktimës është kryer autopsi, pas çka i është dorëzuar familjes për varrim.
Në rastin e dytë, është gjetur trup i një personi të vdekur në fshatin Orman të Shkupit, në afërsi të lumit Lepenc, në vendin e quajtur “Leski”.
Rasti dje ka qenë i denoncuar në SPB Shkup. Nëpunës policor kanë kryer ekspertizë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.