Nga Ministria e Arsimit sot kanë informuar se e shtuna e ardhëshme (17 mars), do të jetë ditë pune për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore. E shtunë tjetër pune do të jetë dhe 14 prilli.
Nga Ministria informojnë se një e shtunë do të punohen pasi që pushimi dimëror u vazhdua një ditë më shumë, si dhe e shtuna tjetër do të punohet pasi që në qershor dy ditë nga viti shkollor bien në vikend.
Sipas planit për punën e shkollave gjatë vitit shkollor punohet 180 ditë, kurse nga MASH thonë se gjatë këtij viti mungojnë katër ditë pune, të cilat nxënësit do të duhet ti punojnë në dy të shtuna në gjysëmvjetorin e parë dhe dy në të dytin.
Ndryshe të shtunat do të punohen me orar të plotë./Almakos.com