Dy persona janë lënduar lehtë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi dje rreth orës 22.15 në lagjen Kapishtec.
Në fatkeqësinë kanë marrë pjesë një veturë me targa të Shkupit drejtuar nga 26 vjeçari K.V dhe vetura “Pezho” me targa të Shkupit drejtuar nga SH.E (25) nga Turqia.
Në fatkeqësinë më lehtë janë lënduar shoferi i veturës “Pezho” dhe bashkudhëtari D.F, nga Turqia me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni. Ekipet e policisë kanë kryer mbikëqyrje në vendin ngjarjes, transmeton Medial.mk.