Një Këmbësor dhe një udhëtarë me moped kanë marrë lëndime të rënda trupore në dy nga gjithsej 16 aksidente që ndodhën gjatë ditës së djeshme. Në tetë aksidente lëndime të lehta kanë marrë 13 persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar vetëm dëm material. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se policia rrugore dje ka zbuluar dhe sanksionuar më shumë shkelje. 13 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më shumë se sa e lejuara, katër kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer nuk ka lejuar kalimin e këmbësorëve, një shofer nuk ka dhënë përparësi kalimit një veture në zonën e udhëkryqit si dhe tre shoferë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse në moped dhe motoçikletë.
Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë dhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe. Në komunikacion janë përjashtuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, 11 para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, dy shoferë fillestarë si dhe një veturë në gjendje jo të rregullt teknike dhe 10 vetura të paregjistruara. 58 vetura kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën karrotrecit janë ngritur 60 vetura.
Data 28.08.2025
Aktuale
- EMRAT/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital