Dy persona të armatosur kanë terrorizuar dy vajza të punësuara në një shitore në Shkup. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21, kurse në polici e ka denoncuar njëra prej vajzave të punësuara në shitore, shkruan Gazeta Lajm.
Ajo i ka thënë policisë se në marketing që gjendet në rrugën Skupi, deri sa ka qenë në njërën prej kasave bashkë me kolegen e saj, kanë arritur dy meshkuj të armatosur me revole.
Ata i kanë marrë paratë e qarkullimit ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia po merr masa për gjetjen e autorëve.