Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.
““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.
Data 13.03.2026
Aktuale
- Një milionë euro ka kushtuar evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Dubai
- Rreth 30% e blerësve online në Maqedoni raportojnë probleme, kryesisht për vonesë të dërgesave
- Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën
- Alcaraz dhe Sinner në gjysmëfinalen e Indian Wells Masters
- BDI: Qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, Qeveria në heshtje
- Të shtëna me armë në Sarandë, konflikt mes adoleshentësh! Policia kontrolle për kapjen e të dyshuarve
- Mickoski në Koçan në fillimin e ndërtimit të dy rrugëve dhe inspektimin e aktiviteteve ndërtimore
- Edhe në Maqedoni rreth 30% e blerësve online raportojnë probleme


