Dy persona janë lënduar rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi mbrëmë në ora 20.10 në rrugën rajonale Kumanovë- Shkup, tek fshati Nakushtak, mes një
veture udhëtarësh “Folksvagen Vento” drejtuar nga A.A. (30) nga fshati Nakushtak dhe automjetit tjetër “Folksvagen Golf” me tabela të Shkupit drejtuar nga M.B. (21) nga Orllanca e Shkupit. Siç theksojnë në MPB, pas aksidentit, shoferët e lënduar A.A. dhe M.B. me veturën e Ndihmës së shpejtë janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kumanovë ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore me çka A.A. është mbajtur për mjekim, derisa M.B është dërguar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)