Nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup informojnë se për tri ditë 2.000 qytetarë kanë marrë vaksina kundër gripit sezonal. Theksojnë se është i madh interesimi për vaksina kundër gripit sezonal. Sivjet, qendrat për shëndet publik i kanë në dispozicion rreth 30.000 vaksina, prej të cilave 5.000 janë për Shkupin. Vaksina i mbulon llojet e virusit të gripit të cilat qarkullojnë në hemisferën veriore, duke e përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë, është përgatitur në pajtim me rekomandimet e OBSH-së dhe mbron prej dy tipave të virusit të grupit A dhe një lloj virusi të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Tërmet në Maqedoni
- Nga rrjetet sociale te salla e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika dhe media! Komisioneri zbulon grupet më të prekura
- Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale nacionaliste
- Rusia sulme gjatë natës mbi Ukrainë, një person humb jetën, plagosen 15 të tjerë
- Rrihet taksisti në Shkup pasi refuzoi të merrte më shumë pasagjerë se sa lejohet
- BDI ristrukturohet edhe në Zhelinë
- Posta e Maqedonisë me 5 milionë euro humbje
- “Mollët dhe vezët kryesojnë listën!”- Shporta e shkurtit, rriten çmimet për prodhimet e freskëta dhe bien ato industrialet!

