Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur dy marokenë në Kufirin në Tabanoc, të cilët duke mos poseduar dokumente identifikimi kanë tentuar të hynë në shtet nëpërmjet një autobusi, transmeton TV21.
“Më datë 08.07.2023 në ora 23.00 në Kufirin në Tabanoc, policët gjatë kryerjes së kontrollit të udhëtarëve në një autobus me targa të Strugës, kanë konstatuar se udhëtarët N.B.(23) dhe E.A.(32) nuk posedojnë dokumente për identifikim dhe pas kontrollit të bërë, është konstatuar se personat janë emigrantë nga Maroko. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas udhëzimit të tij, emigrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.