KONTAKTI: 078-363-617
Dy kirurg shqiptarë nga RMV që janë të angazhuar në poliklinikën MERKUR-PLUS në Saraj të Shkupit thonë për ALBANIAN.MK se kanë dashur të bëjnë diçka të veçantë pas festës së Kurban Bajramit dhe deri në fund të këtij viti “që do t’i gëzojnë familjet e varfëra dhe jetimët” duke i bërë falas synetimin e këtyre kategorive të fëmijëve.
Ata rrëfejn për ALBANIAN. MK se nga i erdhi ideja që të bëjë synetimin falas për fëmijët e varfër dhe jetimët. “Unë vet kam jetuar në kushte të vështira, ndërsa sot jam kirurg dhe kam vendosur që pas festës së Kurban Bajramit, gjatë kohës sa do të jem i lirë, po madje edhe deri në fund të këtij vitit të gjithë djemtë e vegjël që vijnë nga familjet e varfëra dhe jetimët tju bëj synetimin falas.Për fat të keq ka shumë familje që nuk kanë mundësi të pagujnë shërbimin e një synetimi, andaj mora këtë vendim””, ka thënë njëri nga kirurgët shqiptar.
Edhe Kirurgu tjetër rrëfen për ALBANIAN.MK se ka vendosur diçka që vështirë se do ta kishte bërë dikush para tij me të vetmin qëllim që tju ndihmoj fëmijëve të varfër.
Ai ka nxjerrë një shpallje ku tregonë se ofron synetim pa pagesë për fëmijët e varfër dhe jetimët. Ai thotë se kanë parë një numër relativisht të madh të atyre që kanë nevojë për një ofertë të tillë, 45 veta deri tash i kemi regjistruar. Janë kryesisht familjet me kushte të vështira dhe rastet sociale të cilat nuk kanë mundësi të ndajnë parat për synetimin e djalit të vet. Këtë ide kirurgët shqiptar pas mbi 10 vite punë në Spitalin publike, ku çdo ditë ballafaqohen me një numër të madh të pacientëve të varfër nga Maqedonia.
“Një familje me katër fëmijë-djemë ishte në kontrollë gjatë ditës kur unë isha mjekë kujdestar kirurg i fëmijëve. Njëri nga fëmijët ishte lënduar te këmba.Por gjatë kontrollit e vërejta se nuk ishte bërë synet.E pyeta prindin e tij.Ai u ngushtua shumë dhe më tha se se të gjithë fëmijët nuk ishin bërë synet, pse nuk kishte para. I thash unë do t’ju mbaroj këtë punë jashtë orarit të punës kur do të jemë në pushim. Natyrisht, unë i bëra 4 fëmijët synet falas”, thotë kirurgu shqiptar.
Kanë filluar edhe lëvdatat përmes rrjeteve sociale madje ka edhe njerëz që duan të ndihmojnë kirurgët shqiptar nga Shkupi për të mbajtur këtë ofertë. Me mijëra veta kanë shpërndarë dhe kanë pëlqyer idenë e tij. Një grua nga Shkupi e cila djalin e saj nuk e kishte bërë synet plot 11 vjet, kishte qarë nga emocionet kur i ishte ofruar kjo ofertë. Kirurgët shqiptar nuk besojn se mund të ketë keqpërdorime me ofertën e tij zemërgjerë.
Por, ata nuk janë naiv:
“Mund të ndodhë edhe që të keqpërdoret por kjo nuk duhet të na ndalojë që të bëjmë mire pasi jemi musliman”, thonë kirurgët shqiptar të cilët janë të njohur për ALBANIAN.MK por për shkak të korektësisë së humanizmit nuk dëshirojnë të publikojnë emrat e tyre.
Ata angazhohen në Poliklinikën MERKUR-PLUS në Saraj të Shkupit.
Ndryshe në MERKUR-PLUS synetimet realizohen pa dhimbje dhe me garancion 100 përqind.
Për më shumë informacione paraqituni në tel
078-363-617