Ashtu siç pritej edhe më herët edhe në seancën e sotme të këshillit komunal të Komunës se Tetovës, këshilltarët e VMRO-së në shenjë proteste kanë lëshuar në mënyrë demonstrative seancën e këshillit komunal. Me pretekstin se Komuna e Tetovës nuk ka realizuar asnjë nga kërkesat e parashtruara nga kjo parti politike. Ata madje me ose pa qëllim në formë shumë naive, kanë përzier edhe partitë politike në këtë storje, duke theksuar në pres konferencë që komiteti i VMRO-së së Tetovës ka drejtuar disa herë kërkesa në drejtim të Komunës dhe kryetares së Komunës, por kanë hasur në vesh të shurdhur. Ata madje theksuan që mëtutje nuk do të marin pjesë në seancat e këshillit komunal.
Nga burime jo zyrtare siç mësohet, lufta e brendshme në degën e kësaj partie politike sapo ka filluar. Garë e ashpër në këtë subjekt zhvillohet per kreun e kësaj dege në Tetovë. Prandaj e gjithë kjo maskaradë mendohet që zhvillohet reth luftës së brendshme politike të dy taborreve.