Drejtori i Qendrës për Politikë Sociale në Shkup Liridon Baftiu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Librave Amzë, Blerim Abazi, ia kanë dhënë fund një padrejtësie shumëvjeçare ndaj banorëve të Haraçinës, duke hapur qendrën sociale në këtë komunë.
“Sot kisha kënaqësi që edhe në Haraçinë ta përurojmë zyrën e Qendrës së Punës Sociale.
Në praninë e Kryetarit të Komunës së Haraçinës,
z Ridvan Ibrahimi dhe Drejtorit të Drejtorisë së Librave Amzë z Blerim Abazi, e bënë hapjen formale të zyrës e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune”, deklaroi Drejtori i Qendrës për Politikë Sociale në Shkup Liridon Baftiu.
Zyra e Qendrës Sociale, që është e vendosur brenda zyreve në Komunën e Haraçinës, do u shërbejë qytetarëve të Haraçinës për pranimin dhe dorëzimin të dokumenteve për të drejtat e tyre sociale. Ajo hapet vetëm disa ditë pasi Qendër e njëjtë u hap edhe për banorët e Çairit. Kjo dinamikë e vendosur nga drejtorët Baftiu dhe Abazi, të emëruar me kyçjen e Alternativës në Qeveri, po mirëpritet nga qytetarët.
“Me këtë qasje i ofrojmë shërbimet tona sa më afër vendbanimeve të qytetarëve tanë. I evitojmë radhët e gjata të pritjes. E rrisim efikasitetin e shërbimeve tona
I shpreh mirënjohje të veçantë Kryetarit të Komunës së Haraçinës, z Ridvan Ibrahimi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij për hapjen e kësaj zyre.
Vazhdojmë të jemi në shërbimin tuaj”, porositi Avdiu.
Bashkë me zyrat e Qendrës për punë Sociale do të jetë edhe zyra e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në kuadër të Komunës së Haraçinës.
“Sot, bashkë me Kryetarin e Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi dhe Drejtorin e Qendrës për punë Sociale-Shkup Liridon Baftiu bashkërisht hapëm zyrat e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe Qendrës për punë Sociale në kuadër të Komunës së Haraçinës që qytetarët më shpejtë dhe më lehtë të vinë deri te shërbimet që i ofrojm bashkërisht si Drejtori”, tha drejtori Blerim Abazi.