Qarkullimi hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve sot dita e dytë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak protestës së të punësuarve në HM SHA Tansport të cilët kërkojnë pagesë të pjesës së dytë të pagës për tetorin. Dushko Çakarovski, makinist në HM Transport SHA Shkup, deklaroi se nuk do të fillojnë me përmbushjen e obligimeve të punës derisa nuk u plotësohen kërkesat e parashtruara. Për sot në mëngjes, siç informojnë, kanë marrë paralajmërim për takim me përfaqësues të Qeverisë. Nga udhëheqësia e HM Transport SHA Shkup informojnë se punohet në tejkalimin e problemit me
pagesën e pagave dhe normalizimin e qarkullimit. Pardje, kur filloi protesta fillimisht me bllokimin e transportit të mallrave ndërsa pastaj edhe me atë të udhëtarëve, të punësuarve iu paguan shpenzimet materiale për tetorin. Përveç pagesës së pagës për
tetorin kërkojnë ajo e nëntorit t’u paguhet brenda datës 25 dhjetor, në të kundërtën paralajmërojnë bllokim të sërishëm
Data 20.09.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale
- Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK