Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) feston sot 20-vjetorin e themelimit të tij, duke shënuar dy dekada arritjesh në fushën e arsimit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.
Që nga hapja e tij në vitin 2006, IBU ka qëndruar i përkushtuar ndaj edukimit të individëve me aftësi konkurruese globalisht dhe ndaj ndërtimit të urave mes kulturave të ndryshme.
Rektori i universitetit, Prof. Dr. Lütfi Sunar, shprehu krenarinë dhe nderin për këtë jubile dhe falenderoi studentët, alumni-t, stafin akademik dhe administrativ, si dhe partnerët për kontributin e tyre në këtë udhëtim të gjatë.
Ai theksoi se ky 20-vjetor është vetëm një hap drejt arritjeve të reja.
“Gjatë dy dekadave të fundit kemi ndërtuar një komunitet të fortë akademik, i bazuar në ekselencë, diversitet dhe përkushtim ndaj dijes. Arritjet tona janë rezultat i përkushtimit të stafit dhe suksesit të studentëve dhe alumni-t. Së bashku kemi krijuar një mjedis të gjallë dhe gjithëpërfshirës për mësim dhe inovacion,” tha Prof. Dr. Sunar.
Ai shtoi se IBU do të vazhdojë të avancojë misionin e tij dhe të kontribuojë në shoqëri si në nivel rajonal, ashtu edhe global.
Faleminderit sinqerisht të gjithë pjesëmarrësve në këtë udhëtim dhe urime për gjithë familjen e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për 20-vjetorin e tij.


