Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në banesë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi A. P., rreth 45 vjeç, për të cilin dyshohet se është vetëvarur. Trupi u zbulua rreth orës 19:00.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një version përfundimtar mbi motivin apo shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.