Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi pas takimit me përfaqësues të marketeve ka thënë se kujdesi për qytetarët dhe mbrojtja e standarit të tyre janë prioriteti i tyre kryesor.
“Sot pata një takim pune me përfaqësues të supermarketeve të mëdha, në të cilin diskutuam lëvizjet e çmimeve dhe situatën aktuale të tregut.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk do të ndërhyjë në treg pa një arsye të justifikuar, por nuk do të mbetet pasive nëse krijohet presion i pajustifikuar mbi qytetarët.
Së bashku me përfaqësuesit e supermarketeve, ramë dakord që çmimet e produkteve duhet të mbeten në nivel ferr dhe se nuk duhet të ketë rritje të reja të çmimeve.
Ne do të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën dhe do të reagojmë sa herë që është e nevojshme”, ka shkruar Durmishi.
Data 11.03.2026
Aktuale
- Logos-A sjell botimin e ri “Metodologjia islame e leximit të kohëve të vështira” të mendimtarit turk Mehmet Görmez
- A do të përfundojë lufta? Trump jep një deklaratë befasuese
- Erdogan: Edhe izraelitët thonë se Netanyahu është katastrofa e tyre më e madhe që nga Holokausti
- Presidenti kroat kritikon ambasadorin izraelit: “Këtu është Zagreb, jo Tel Aviv”
- Vetmia dhe meditimi në DHJETË NETËT e fundit të Ramazanit
- Ai që kërkoi Zotin në yje: Një bisedë me Ibrahimin a.s.
- Durmishi: Kujdesi dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve, prioritet i yni
- Ligji për arsimin e lartë ngre shqetësime: Ambasadori Meidani takon rektorin e IBU-së


