Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar sondazhin e fundit të publikuar sot, ku BDI-ja renditet partia e parë në bllokun politik shqiptar.
Sipas Durmishit, ky sondazh është i porositur nga Artan Grubi.
Reagimin e plote të Durmishit mund ta lexoni më poshtë.
Anketa e fundit e cila pa asnjë dyshim, është e porositur nga partia e Artan Grubit në arratisje, nxorri në shesh tre elemente të rëndësishme.
E para: BDI me mjeshtëri tenton të shkatërroj Frontin Europian nga patericat e saj, të cilat i përdori vetëm për zgjedhjet e kaluara, e tash ju porosit sondazhe se gjoja janë të fundit në bllokun shqiptar, edhe pse në fakt ata më janë në avullosje e sipër, e nuk u ka mbetur gjë!
E dyta: Përpiqet ti shes mjegull opinionit shqiptarë, se me “pleqtë” e partisë, të cilët për 22 vite shitën çdo çështje shqiptare, ishin pjesë e Qeverive që organizuan “Brodecin”, “Monstrën”, ngjarjet e Kumanovës, të rinjtë që rrihnin të rinjtë e burgosnin nënat shqiptare, do të mund të mbijetojnë nga krimi dhe korrupsioni që kanë bërë.
E treta: Me këtë anketë, BDI mund të arrijë që të dëshpërojë patericat e saj brenda Frontit Europian, por nuk mund të mashtrojë qytetarët të cilët tashmë i kanë dhënë karton të kuq.
Andaj miqësisht u bëj thirrje që të ulen e të merren seriozisht me vetveten. Fillimisht të distancohen nga Artan Grubi e Ramiz Merko, të cilët pikërisht për krim nga SHBA-të janë shpallur “nongrata”.
Më pas, të pastrojnë radhët e tyre nga kriminelët dhe zhvatësit e popullit, të reformohen, të ndërtojnë vizion dhe program real politik, e pastaj të merren me anketa të porositura ose me politikë.