Ministri i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku ka reaguar pas lajmit lidhur me punën e kompanisë Jogohrom.
Duraku në profilin e tij në facebook b edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se kompania nga Tetova do të funksionojë pasi që të vendohen filtrat.
“Shëndeti i qytetarëve, reduktimi i ndotjes së ajrit dhe ambientit jetësor janë prioritet i yni. Për këtë arsye, dëshiroj të theksoj se mbetemi në qëndrimin tonë se kompania Jugohrom do të punojë vetëm atëherë kur do të përfundojë me procesin e vënies të filtrave.Deri sa nuk vendohen filtrat Jugohrom nuk do të punojë.Këtë e kemi premtuar para qytetarëve dhe e njëjta paraqet obligim ligjor që duhet të respektohet.Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet kryesor !”, ka shkruar Duraku në rrjetet sociale pas aktualizimit të temës gjatë ditës së sotme.
Me këtë deklaratë, Duraku edhe njëherë qartë ka bërë me dije se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. (INA)