Në takimin e 15-të ministror të shteteve nënshkruese të Kartës Energjetike që u mbajt në Prishtinë, ku mori pjesë edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, është vendosur vizioni për politikën për klimën dhe energjinë për periudhën pas vitit 2020. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kjo është pjesëmarrja e parë e ministrave për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor në takimin ministror të Bashkësisë energjetike, praktikë e cila do të vazhdojë edhe më tej. “Me rekomandimin për plane të integruara kombëtare energjetike dhe klimatike kontribut do të jepet në sigurimin e kornizës për balancimin e raportimit për burime të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetit energjetik dhe gazrave të qelqta”, citohet në kumtesë.
Në margjinat e ngjarjes ministri Duraki realizoi edhe takim bilateral me ministren e Mjedisit Jetësor të Kosovës, Albena Refki Reshitaj me të cilën, thuhet, kanë diskutuar për mundësitë për zhvillimin e sferës së mjedisit jetësor.