Ne nuk ndërhyjmë në politikat e juaja, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të ardhmen e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar, Ministri Shtetëror Britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Duncan, i cili po qëndron në Shkup, ku po bisedon për situatën politike në vend, dhe nevojën për referoma urgjente të cilët do t’i hapin rrugën vendit drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
“Ne nuk ndërhyjmë në politikat e juaja, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të ardhmen e Maqedonisë për të cilën shpresoj se do të arrihet me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO për stabilitet dhe siguri afatgjate të këtij vendi”, ka thënë Alan Duncan, Ministër i Britanisë për Evropë dhe Amerikë.
Gjatë takimit që ka zhvilluar me ministrin britanik Dancan, presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov ka kërkuar të dënohen publikisht ndërhyrjet e disa shteteve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë, pa përmendur se cilat janë ato shtet. Ivanov poasht ka kritikuar NATO-në se në rastin e Maqedonisë po përdorë standarde të dyfishta, ndërkaq nga BE ka kërkuar debllokim të procesit për zgjerim.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me ministrin britanik, ka thënë se gjatë marrjes së vendimit për formim të Qeverisë, do të ketë parasysh vullnetin e elektoratit të BDI-së, shqiptarëve, por edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.
“E informuam ministrin se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së BDI-së do të diskutohet për mundësitë dhe opsionet e BDI-së duke patur parasysh rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe mundësinë e mbetjes së partisë në opozitë”, kanë thënë nga BDI.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ministrit britanik, Gruevski i ka thënë ministrit se VMRO-DPMNE është nën presion nga votuesit e dhe nuk e dinë nëse mund të sigurojnë paqe dhe stabilitet nëse BDI dhe LSDM formojnë Qeveri.
“Anëtarët do të shqetësohen nëse shkelet principi i Qeverisë- fituesi me fituesin, sepse BDI me koalicionin me LSDM-në dëshiron të sjellë ligj për gjuhën në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë
Nga LSDM me ministrit britanik ka zhvilluar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e cila ka thënë se po hapet perspektiva për qytetarët e Maqedonisë”, është thënë në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
“Presim që Qeveria e re të formohet së shpejti dhe ne do të përkushtohemi fuqimisht në përballjen me të gjitha sfidat. Periudha më e rëndë për qytetarët dhe shtetit është prapa nesh”, kanë thënë nga LSDM.
Duncan poashtu sot ka realizuar takim me liderin e LR PDSH-së, Ziadin Sela, i cili ka thënë se ata do t’i ja japin nënshkrimet LSDM-së, për marrjen e mandatit, por se kjo nuk do të thotë- formim automatik të Qeverisë.
Dancun ka pasur takime edhe për Prokurorinë Speciale, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Enis Murtezi /SHENJA/
Duncan: Nuk ndërhyjmë në politikat tuaja, jemi… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico