Ne nuk ndërhyjmë në politikat e juaja, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të ardhmen e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar, Ministri Shtetëror Britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Duncan, i cili po qëndron në Shkup, ku po bisedon për situatën politike në vend, dhe nevojën për referoma urgjente të cilët do t’i hapin rrugën vendit drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
“Ne nuk ndërhyjmë në politikat e juaja, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të ardhmen e Maqedonisë për të cilën shpresoj se do të arrihet me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO për stabilitet dhe siguri afatgjate të këtij vendi”, deklaroi Duncan, pas takimit me liderin Ziadin Sela.
Ndërkaq lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, tha se në takimin e zhvilluar me ministrin britanik Duncan, është biseduar për formimin e qeverisë së re, Sela tha se nënshkrimet e partisë së tij do t’ia japin LSDM-së që të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, por kjo siç theksoi ai, nuk do të thotë formim qeverie, por nisje të negociatave për formimin e saj.
“Për qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësisë etnike apo politike, është shumë e rëndësishme që të ndërtohen institucionet që të kemi një qeveri stabile politike, sepse gjithçka tjetër do të thotë anarki që nuk është në favor dhe në të mirë të asnjërit qytetarë që jeton në këtë shtet”, deklaroi Sela.
Sa i përket deklaratave të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, se për 15-20 ditë Maqedonia do ta ketë të formuar qeverinë e re, Sela u shpreh optimist se kjo do të arrihet.
Powered by WPeMatico

