Nesrine Malik
Është koha për të ndaluar industrinë përpunuese të mospajtimeve dhe për të gjetur mënyra të tjera, më konstruktive për tu mos u pajtuar me njëri-tjetrin
Kur isha gati 10 vjeç, të gjithë djemtë e klasës sime befas vendosën tu thoshin vajzave të klasës që ato t’i grushtojnë ata në stomak për t’i bindur se djemtë mund ti përballonin goditjet. Për goditësen e propozuar, nuk kishte asnjë mënyrë për të fituar: nëse i godisje dhe nuk arrije t’i rrëzoje përtokë, ishit e dobët; nëse refuzoje, ishe një humbëse. Situata përfundimisht doli aq shumë prej kontrolli sa që filluan përleshjet, derisa fenomeni i rastësishëm u zëvendësua përfundimisht nga një trill tjetër i këndit të lojërave.
Si të rritur, në vend të “Më godit!”, tani e gjejmë veten duke na ndjekur njerëz duke thënë “Debato me mua!”. Çfarë pason pastaj ndjek të njëjtën logjikë të lojës infantile: ju ose pajtoheni dhe përfundoni në një zënkë të pakuptimtë e cila bie në egërsi; ose refuzoni dhe akuzoheni se jeni të brishtë.
Forumet në të cilat ne jemi pjesë duke debatuar për çështje – Bregziti, imigrim ose “identiteti politikë” – janë të dizajnuar në mënyrë strukturore për të përkeqësuar, në vend se të zgjidhin apo madje të shqyrtojnë, ndryshimet. Konflikti favorizohet mbi bisedën, armiqësi mbi hetimin. Zakonisht, mosmarrëveshjet që ndodhin në mediat sociale zgjidhen dhe ripaketohen nga media tradicionale. Kjo ndodhë gjatë gjithë kohës: një figurë publike shkruan në tuiter një deklaratë të diskutueshme, përdoruesit e mediave sociale dalin për ose kundër, media e shtypur dhe në internet bashkon përmbajtjen në 600 fjalë, dhe ndoshta “debati” del në lajmet e orës gjashtë. Mund të ketë një numër relativisht të vogël të njerëzve në të vërtetë në internet dhe një numër edhe më të vogël duke argumentuar në mënyrë aktive, por aktiviteti i tyre zmadhohet, harxhohet dhe, në fund të fundit, monetarizohet dhe shtypet në shërbim të agjendave politike.
Edhe gjuha të cilën ne përdorim për të përshkruar bashkëbiseduesit tregon se si prodhohet konflikti. Kemi “provokatorë” dhe “kundërshtarë” të cilët kërkojnë që t’i dëgjosh. Karaktere si Kejti Hopkins dhe Najxhëll Fërazh u jepen platforma dhe reportazh në “media të sjellshme”, duke përhapur gënjeshtra në lidhje me emigracionin dhe racën, e cila kontribuon në racizmin dhe ksenofobinë. Në këto kushte, angazhimi në debate me dikë që ka këndvështrim të kundërt nuk është veprim konstruktiv me qëllim të arritjes së njohurive të përbashkëta, ose të paktën mirëkuptimit të tjetrit: është të ushqesh oreksin e pangopur për spektaklin publik .
Ne kemi qenë duke shkuar në drejtim të kësaj rruge pa dalje të diskursit për një kohë të gjatë. Një kopje e “Spektatorit” nga 15 vjet më parë, kushtuar garës dhe e redaktuar nga Boris Xhonson, përfshiu shumicën e shkrimtarëve dhe gazetarëve meshkuj të bardhë të cilët mund të kishin nderuar kopertinën e revistës sot. Ky grup i vogël i cikleve njerëzore brenda dhe jashtë gazetarisë, politikës dhe marrëdhënieve me publikun, me pak mundësi përparimi, pos ambicieve të tyre personale. Provokimi është bërë një aftësi e nevojshme për një karrierë në media, sesa aftësia për t’u përfshirë në një debat të mirëfilltë, si një mjet për të promovuar kauzën e marrëveshjeve politike dhe kohezionit social.
Ata të cilët përfitojnë vazhdojnë të përsërisin fjalët “debat”, “shumëllojshmëri” dhe “liri e fjalës” sikur një lutje për të hequr kritikën dhe përmes akuzave për intolerancën intelektuale përpiqen të zhvendosin fajin tek ata të cilët nuk do të kënaqen me intoleranca e jetës së përditshme. Të tërhiqesh nga një debat do të thotë të akuzohesh se “je duke jetuar në një flluskë” ose “dhomë jehonë”, në vend se të flasësh për jetën tonë të përditshme me aq pak rëndim të panevojshëm sa të jetë e mundur.
Pjesa më e madhe e këtij paniku moral është e lidhur me një krizë liberale të besimit e cili ndodhi pas vitit 2016. Në një gjendje shoku pas zgjedhjes së Donald Trampit dhe votimit të Bregzitit, liberalët vendosën që arsyeja se pse ata nuk kishin arritur të parashikojnë këto ngjarje sizmike pasi që ata nuk ishin në rrjedha të rrethuar në kullat e tyre të fildishta. Për të fituar një ndjenjë të të kuptuarit të botës dhe për të rizbuluar rrugën e pushtetit, ata duhej të angazhoheshin me një fushë më të gjerë të mendimeve. Një dozë më e madhe e liberalizmit, në formën e një tregu të zgjeruar të ideve, do t’i shpëtonte ata. Sillni racistët dhe ksenofobët dhe mohuesit e ndryshimit të klimës; thjesht mos i quaj ata ashtu. Na godisni në zorrë; ne mund ta përballojmë.
Mes liberalëve fajtorë, një qeveri të djathtë e lumtur për të zëvendësuar politikën për pozicionimin maço, dhe ciklin e reagimeve toksike mes mediave sociale dhe atyre tradicionale, koncepti i mosmarrëveshjes së hapur është ndarë nga dobia dhe virtyti i tij.
Rezultati është një shoqëri dhe ligjërim publik i mbështjellë nga konflikti për hir të saj. Jemi duke rënë në një grackë të mosmarrëveshjeve prodhuese nën përshtypjen se është një ndjekje fisnike e cila do të na bëjë më të fortë. Por ne jemi më të dobët, më të rraskapitur dhe më të ndarë se kurrë.
Kur vlerësojmë vetëm si të argumentojmë, ne jemi duke harruar se si apo edhe pse, duhet të flasim. Nëse qëllimi përfundimtar i debatit është të inkurajojë pluralizmin dhe tolerancën, duhet të kuptojmë se këto përfundime nuk mund të arrihen kur mjetet janë infektuar nga keqbesimi. Debati, larmia e mendimit dhe liria e fjalës mund të nxisin pozitivisht pluralizmin kur ato ndodhin në mënyrë spontane, dhe nuk lejohen të avancojnë një pamje të paqartë të pjesëmarrësve ose politikës së tyre, e cila më pas përdoret nga media tradicionale për klikime, shitje të shtypura dhe shifra shikimi.
Hapi i cili mund të ndërmerret menjëherë është të njohim se çfarë qëndron prapa kësaj fetishizimi të kulturës së mosmarrëveshjeve dhe të rimarrim përsëri në dorë domethënien e debatit. Askush nuk është në asnjë detyrim që t’i nënshtrohet argumentit nga ëndja. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për debate studentore në kampe universitare, shkëmbime në dyshemenë e Dhomës së Përfaqësuesve ose përleshjet të cilat transmetohen në shtëpitë tona çdo ditë, nuk ka asnjë virtyt moral për të kërkuar grindje për spektakël. Mënyra për të nxitur kohezionin social është në të vërtetë të “debatojmë” më pak, të shfajësohemi nga kultura e konfliktit dhe të përpiqemi të gjejmë mënyra për të mos u pajtuar, të pa ndërmjetësuar nga të tjerët, me plotë vetëdije.
Nesrine Malik është gazetare te “Guardian-i”
The Guardian, 20.07.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/22.07.2020