28 March
Ekspertët konsiderojnë se edhen rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, opozita potenciale VMRO-DPMNE do të bëj obstruksione të ndryshme me qëllim bllokimin e punës së Kuvendit. Disa ndër to sipas ekspertëve janë bllokimi i punës së komisioneve parlamentare dhe veprimi si i Talat Xhaferit kohë më parë në sjelljen e ligjit për “Branitellat”. Megjithatë ekspertët shtojnë se në fund për çdo gjë vendos shumica.
Diskutim do të ketë dhe kjo është e mirë, megjithatë duhet që një ditë të përfundojë dhe të zgjidhet kreu i Kuvendit. Pastaj të formohen të gjitha trupat e mbetur parlamentar të cilët i shqyrtojnë ligjet në fazën e parë, të dytën e kështu me radhë. Në të gjitha këto aktivitete, VMRO-DPMNE dhe partitë që do të mbesin në opozitë mund të orkestrojnë obstruksione të ndryshme. Kjo ka ndodhur edhe më herët kur nuk është respektuar vullneti i shumicës dhe kishim situata absurde, por ky është principi bazë i demokracisë. Shumica vendosë dhe këtu nuk ka dyshime së një gjë e tillë nuk do të ndodh edhe në Maqedoni. Ja një shembull. Kandidati i tanishëm për kryetar Kuvendi Talat Xhaferi, para disa viteve duke lexuar poezi bllokonte sjelljen e ligjit për të drejta e veçanta të “Branitellave”. Kjo është njëra ndër mënyrat si bëhen obstruksione. Në procedurat parlamentare çdo deputet ka minuta të caktuara për të folur. Xhaferi shfrytëzonte këtë mundësi ku më pas çdo deputet paraqitej për replikë ndërsa ky heshte. Edhe një mënyrë tjetër është përmes komisioneve. Tani komisionet do të jenë shumë afër mundësive për të sjellë vendime “për” ose “kundër” sepse anëtarët dhe zëvendës anëtarët e komisioneve do të jenë shumë afër baraspeshës. Të gjitha komisionet do të përbëhen nga 5 ose 6 anëtarë nga njëra ose tjetra parti dhe nëse njëri mungon duke pasur parasysh faktin se këtë mund ta bëjnë edhe me qëllim, përsëri ka vend për obstruksione. Rregullorja e Kuvendit i parashikon qartë procedurat, por deputetët tanë gjithnjë kanë ditur si ta qarkojnë rregulloren dhe të arrin politikat që i përshtaten atyre – deklaroi juristi Nikolla Dujoski.
Alsat-M

