Kohë më parë, aktori i njohur dhe më pas drejtor i Teatrit të Gostivarit, Visar Vishka, ka reaguar ndaj veprimit të Ministrisë së Arsimit për riemërtimin e dy shkollave në lagjen Çair të Shkupit. Mesazhi i tij tërhoqi vëmendjen dhe shumë komente pozitive, sepse ai bëri thirrje për një qasje të ndryshme për emërtimin e dy shkollave, në radhë të parë sepse donte që ato të emërtoheshin me emra që bashkojnë e jo përçajnë.
“E di që po flas me njerëz të shekullit të kaluar, por… shkollat duhet të mbajnë emrat e shkencëtarëve, mësuesve, shkrimtarëve dhe poetëve… ka shumë ndërtesa, parqe e rrugë etj., që do të nderoheshin me emra politikanësh dhe dëshmorë. Pak më shumë respekt për inteligjencën dhe… logjikën. Po. Logjika”, ka shkruar Vishka në profilin e tij në Facebook./Lajmi i plotë.


