Rendiment i zvogëluar për 30-40 për qind, cilësi më e dobët dhe çmim më të ulët të blerjes, presin prodhuesit e duhanit nga vjelja e sivjetme e duhanit për shkak të
reshjeve të shpeshta gjatë verës dhe paraqitjes së sëmundjeve. Edhe sikur sërish të rriten temperaturat, siç paralajmëron DPHM-ja, nuk mund, thonë, që situata
dukshëm të përmirësohet sepse dita tani më është shkurtuar, ndërsa do të ketë edhe vesë. Për momentin, në vijim është vjelja e dorës së tretë dhe të katërt të duhanit, gjegjësisht të cilësisë më të mirë të rendimentit.
“Për shkak të reshjeve dhe sëmundjeve të shumta, prodhimtaria sivjet do të ulet për 30-40 për qind. Vlerësimet tona ishin se do të arrijë 26 milionë kilogram, por pyetja është nëse do të plotësojmë edhe 20. Do të jetë e vështirë, sepse përveç sasive të vogla, do të kemi edhe cilësi të keqe. Duhet t presim probleme me blerjen”, deklaroi për MIA-n, kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Duhanit në Maqedoni, Kire Nedelkovski.
Sipas tij, prodhuesit e duhanit duhet të jenë të vetëdijshëm se blerësit nuk do të japin çmim të mirë. Nëse sillet ligji i ri për duhanin i cili është në procedurë, blerja do të fillojë nga 15 nëntori, ndërsa duhet të përfundojë nga fundi i muajit shkurt. Vjet çmimi ka arritur 217 denarë, ndërsa sa do të jetë sivjet, Nedelkovski tha se ende është herët të thuhet.
Nga DPHM gjithashtu thonë se ky vit nuk është i mirë për duhanin.
“Ky vit është i mirë për sasi, por jo edhe për cilësi. Do të kemi sasi të madhe të duhanit, por me cilësi më të ulët. Shiu që e përfshiu Maqedoninë nga mbrëmë do të zgjasë shkurt. Ndoshta do ta vështirësojë vjeljen dhe do të ketë ndërprerje sot dhe nesër, por kjo nuk është për shënim të veçantë sepse nga e mërkurë sërish pritet rritje e temperaturave mbi 30 gradë. Kjo do t’i përmbushë nevojat për tharjen e rendimentit”, theksoi Angelko Angeleski nga DPHM-ja.
Data 06.02.2025
Aktuale
- Agron Shehaj denoncon Adriatik Lapajn se financohet nga banda e Çopajve: Je pjesë e sistemi të korruptuar! Kreu i “Shqipëria Bëhet”; M’i kanë borxh, jam avokat! S’pyes për Saliun, ty s’të….
- Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
- Klubi turk nuk i ndahet sulmuesit shqiptar, përsëri në gjurmët e Manaj
- SHBA nis largimin e emigrantëve indianë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme! Dëbohen me avion ushtarak, çfarë ndodhi në Punjab
- Reagon familja e Gjestit: Ai është gjak shqiptari
- DeepSeek / Investime miliardëshe? Jo! Si Inteligjenca Artificiale kineze po sfidon gjigandët amerikanë
- Pasi Jozi e ofendoi Gjestin duke i thënë “kopil shkine” – Daut Haradinaj i del në mbrojtje
- Pas përfundimit të ‘BBVK’ Driloni kështu po e quan Sarën