Blerja e duhanit po vazhdon në qendrat blerëse të Velesit, ku janë të kënaqur prodhuesit por edhe blerësit nga të trija qendrat blerëse, thotë një burim për Agroteam.
Duhani i klasit të parë blihet për 300 denarë, i dyti 240, i treti 180 denarë.
Në Bogomillë të Velesit funksionojnë tri qendra të blerjes së duhanit dhe mesatarisht blihen nga 5-7 tonë duhan në ditë.
Si prodhuesit ashtu edhe blerësit janë të kënaqur me cilësinë e duhanit të prodhuar, ku rreth 80 për qind e duhanit të dorëzuar deri më tani është vlerësuar si i klasit të parë.
Për prodhuesit e duhanit ka edhe subvencione për kilogram duhan, në varësi të klasit të duhanit të prodhuar dhe të dorëzuar, ata kanë të drejtë të përfitojnë 80, 70 ose 60 denarë për kilogram duhan.
Blerja e duhanit ka filluar më 27 nëntor me çmim mesatar prej 261 denarë për kilogram duhan.
Të korrat e këtij viti pritet të peshojnë rreth 21 mijë tonë, megjithëse me kompanitë është rënë dakord për një korrje prej mbi 25 mijë tonë duhan.