Video e mëposhtme ka marrë më shumë se 3 milionë shikime në Twitter për dy ditë. “Keni kujdes, armiq! Nuk do të ketë paqe për ju në tokën tonë!” përshkruhet video që forcat e armatosura të Ukrainës e shpërndanë në llogarinë e tyre.
Ylli i kësaj videoje dhe videove të tjera të ngjashme që qarkullojnë në Twitter është Bayraktar TB2 – një lloj droni turk që ushtria ukrainase e ka përdorur gjithnjë e më shumë kundër forcave ruse ditët e fundit, shkruan prestigjiozja amerikane “TIME“.
Të martën, ushtria ukrainase tha se dronët Bayraktar kishin shkatërruar një tank dhe dy sisteme raketash tokë-ajër gjatë natës. Në video të tjera të shpërndara në Twitter, dronët Bayraktar, që përdoren nga ushtria të paktën që nga viti 2021, shfaqen duke hedhur në erë atë që duket si autokolonë ruse me karburant dhe përkrah tyre edhe një grup tjetër kamionësh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.