Drogë nga Shqipëria në Europë/ Super operacioni i policisë, 55 të arrestuar, 27 shqiptarë

Drogë nga Shqipëria në Europë/ Super operacioni i policisë, 55 të arrestuar, 27 shqiptarë

Një superoperacion policie në Itali ka vënë në pranga 55 persona, nga ku 27 janë shqiptarë.  Raportohet se është shkatërruar grupi shqiptaro-nigerian, ndërkohë që 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.



Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.