Është kapur një dron në perimetrin e sigurisë pranë burgut të Peqinit.
Mësohet se droni është përdorur për futjen e sendeve të ndaluara.
Pas kontrollove janë gjetur 31 doza kokaine, 200 gramë hashash dhe një telefon me dy fisha karikimi.
Sendet e ndaluara janë hedhur nga droni në zonën pranë fushës së futbollit kalçetos në ambientet e brendshme të IEVP Peqin.