Analisti Driton Tali ka thënë se kushdo që formon Qeverinë e ardhshme me votat e Listës Serbe do të dëmtohet seriozisht.
Sipas tij, Lista Serbe mund të jetë pjesë e Qeverisë, por qeveria duhet të sigurojë 61 vota nga partitë shtetëformuese dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Tali paralajmëron se krijimi i qeverisë me votat e Listës Serbe rrit rrezikun e shantazhit dhe ndikimit të Beogradit për interesa të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Postimi i plotë:
Kushdo që e bënë Qeverinë me votat e Listës Serbe në zgjedhjet e radhës do të dëmtohet seriozisht.
Lista Serbe, do (apo mbase: mund) të jetë pjesë e Qeverisë, por Qeveria duhet bërë 61 vota nga partitë shtetëformuese dhe shtetënjohëse!
Nuk bënë të krijohet me votat e Listes Serbe sepse pastaj gjasat për t’u shantazhu për hesape të Vuçiçit janë maksimale.