Drejtorit të RTVM-së Marjan Cvetkovski i kanoset më së paku pesë vjet burg sipas kallëzimit penal që ngriti MPB-ja për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Nga MPB kanë thënë se Cvetkovski bashkë me një person tjetër, janë nën dyshimin se gjatë vitit 2016 kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” sipas nenit 353 paragrafi 5.
“Nëse vepra e paragrafëve (1) dhe (4) është kryer gjatë kryerjes së furnzimeve publike apo në dëm të buxhetit të Maqedonisë, nga fondet publike apo mjete tjera të shtetit, kryerësi do të dënohet me burg së paku pesë vjet”, parashikon neni 353, paragrafi 5 i Kodit penal./Gazeta Exxpress/