Pas 24 orëve në stacionin policor, drejtori i klinikës Neurologjike Aleksandër Çaparovski, është sjell para Prokurorisë , i cili gjatë marrjes në pyetje do të vendos se çfarë masash paraburgimi do të ndërmiren, përcjell Almakos.
Nga Prokuroria informojnë se gjatë bisedimit me të dyshuarin, do të ndjekin më shumë detaje nga aksioni i djeshëm i MPB-së.
Gjatë kontrollit të kryer në zyrë janë gjetur një shumë e majme të hollash rreth 30 mijë euro, ndërkaq në shtëpinë e e tij janë gjetur 10 mijë euro.
Çaparovski mbrëmë ka qenë në paraburgim me denoncimin e një qytetari, të cilit i ka kërkuar 1.000 euro për dhënien e një vërtetimi mjeksor, me çrast fëmijës së tij ti mundësohet mjekimi jashtë shtetit.
Bazuar nga denoncimi i qytetarit, është lëshuar urdhër nga Prokuroria Publike në Shkup, ku nga materialet dhe dëshmitë e siguruara, kemi të bëjmë me vepër penale “mitmarrje” me çka e privon lirinë e A.Ç (57), Drejtor i Klinikës Neurologjike në Univerzitetin klinik “Nënë Tereza”. Gjithsesi do te bëhet kontrollë edhe tek objekti i klinikes për të siguruar indicje të tjera rreth veprës penale. A.Ç do të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh dhe pas përfundimit të hetimit, akuza penale do ti dorëzohet Prokurorisë Publike në Shkup, thuhet në të dhënat zyrtare të MPB-së. /Almakos.com