Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev largoi 18 të punësuar shqiptarë që paraprakisht ishin me kontrata të përkohshme në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa ndërkohë tha se ka nevojë për punësimin e 15 personave të tjerë. Sipas tij problemi më i madh i klinikës së Toksikologjisë është mungesa e kuadrit të ri, sepse mosha mesatare e punëtorëve të Klinikës është mbi 50 vjeç. Ai paralajmëroi shpallje të konkursit sipas ligjit. Për të sapo larguarit, kreu i ri i Toksikologjisë theksoi se nuk kanë pasur pëlqim nga Ministria e Financave, por sipas tij edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kanë kontestuar punësimin për shkak të afatit të zgjedhjeve dhe mos firmosjes nga dy drejtorët. Çibishev tha se për 6 muaj këta 18 të punësuar kanë marr paga në shumën totale prej 650 mijë denarë. “Problemi më i madh i yni është ekipimi i kuadrit, gjë që ne do të përpiqemi të gjejmë kuadër të ri. Vetëm kështu do tu vijmë në ndihmë fluksit të pacientëve. Megjithatë në periudhën e kaluar kemi pasur 18 të punësuar, të cilët kanë punuar pa marrëveshje të vlefshme. Kontratat e tyre kanë skaduar 31.12.2023 dhe në 6 muajt e fundit ata kanë punuar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo solli situatë konfliktuoze ndërmjet të punësuarave dhe ka ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e procesit të punës në tërë Klinikën”, tha Andon Çibishev, Drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Data 06.04.2026
Aktuale
- Aksident me fatalitet mes një veture dhe kamioni, vdes një person
- (VIDEO) Studentët protestuan, shqipja nuk është opsion, është identitet
- (VIDEO) Nga mesnata një litër dizel do të shitet për 98 denarë
- Presidentja Vjosa Osmani Sadriu nderon Prof. Dr. Nazmi Maliqin me medalje meritash
- SMS mashtruese po shpërndahen, Policia thirrje qytetarëve: Synohet vjedhja e të dhënave personale dhe akses në llogaritë bankare! Mos klikoni linqet
- EMRI/ Punonjësi i kompanisë “ONE” qëndroi pa ndjenja gjithë natën pranë antenave, në kushte ekstreme! U zbulua në mëngjes nga Ushtria! Dërgohet në një spital privat në gjendje të rëndë
- Kushtoi 190 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Tuneli i Llogarasë drejt kalimit te koncensionari! Sa do paguajnë drejtuesit e automjeteve për një udhëtim
- Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!


