Të mos hidhen kartelat elektronike të pa personalizuar pas shfrytëzimit të udhëtimeve që i kanë në dispozicion, sepse të njëjtat kanë mundësi të rimbushen, ishte porosia e drejtorit të Ndërmarrjes Transportuese Publike, Igor Janushev. Ai theksoi se hudhja e kartelave pas shfrytëzimit, ka shkaktuar mungesë të kartelave nëpër autobusa. Por ai tha se çdo ditë, madje disa herë në ditë autobusët dhe biletarit rimbushen me kartela elekronike.
Kështu potencoi ai, sistemi elektronik funksionon shumë mirë, me përjashtim të disa problemeve, por kjo është normale sipas tij.
“Apeloj para së gjithash te përdoruesit e shërbimeve tona të mos i hedhin kartelat e pa personalizuara, por të njëjtat t’i rimbushin. Qarkullojnë lajme që kemi mungesë dhe që nuk kemi kartela të pa personalizuara. Më duhet ta theksoj disa fakte sepse ky sistem ka filluar të funksionoj në gusht të 2015-ës, në fillimin e 2016-ës, janë lëshuar për herë të parë në qarkullim kartelat e pa personalizuara. Në 2016 gjithsej janë shitur diku 33.000 kartela. Sipas kësaj shitje u bënë analiza sa kartela do duhet të kemi të gatshme që ta presim 2017…kështu kanë qenë të gatshme 15.000 kartela”, tha drejtor i NTP-së, Igor Janushev.
Deri tani, njoftoi Janushev, në pikat e shitjes të NTP-së janë shitur 88.000 kartela, nëpër autobusët e NTP-së 52.300 kartela, ndërsa nëpër autobusët privat 36.000 kartela dhe në rrjetin e master dilerit më shumë se 5000 kartela.
Gjatë vitit të kaluar NTP ka pasur në dispozicion 25 biletari, 57 pika të shitjes në gjithë territorin e Maqedonisë dhe 7 qendra për informim, por është parë e arsyeshme që të lëshohen në përdorim edhe 81 pika shitjesh tjera.
NTP tha se janë në përfundim të procedurës që rimbushja e kartelave të bëhet edhe në mënyrë elektronike nga shtëpitë e tyre. Igor Tanushev, tha se Këshilli është në shqyrtim të procedurës për të lëshuar në përdorim linjat e autobusave 9 dhe 19.
“Mbrëmë në seancën e Këshillit diskutohej për këtë dhe ramë dakord që të shikojmë cilët mundësi i kemi në dispozicion deri në seancën e ardhshme të Këshillit dhe në çfar mënyre do mund t’i kthejmë disa nga autobusët që do mund t’i vozisin në linjat 9 dhe 19. Për momentin po bëhen analiza dhe po shikojmë për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e këtij problemi, për të cilin patjetër më duhet të them që pa nenoj i është dhënë dimension etnik nacional”, thekosi Tanushev.
Veç kësaj tha Janushev se në dispozicion është edhe pagesa përmes telefonaleve celularë. Por pasi është hasur në shumë gabime gjatë pagesës së udhëtarëve përmes kësaj oferte, për të lehtësuar punën qytetarëve është rënë dakord me firmën që e ka marrë përsipër këtë sistem që tani pa bërë asnjëlloj aktivizimi, biletën mund ta paguaj përmes një mënyre shumë të thjeshtë, vetëm duke u lajmëruar në numrin e telefonit 185. Ndërsa njoftoi se pritet që së shpejtë në këtë sistem të kyçen edhe rrjeti telefonik OneVIP.