Drjetori i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësis, Hajrullah Misini ka vizituar Universitetin e Tetovës, ku është takuar me rektorin Vullnet Ameti dhe kryetarin e Senatit, Kushtrim Ahmeti.
Vizita e realizuar ka peshë të posaçme si për Agjencinë, poashtu edhe për UT-në, sepse është biseduar për një projekt tejet të rëndësishëm.
“Me rastin e kësaj vizite u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e Parkut Teknologjik që funksionon në kuadër të UT-së”, deklaroi pas takimit drejtori Hajrulla Misini.
UT-ja ka arritur për Parkun Teknologjik të ndërtojë një ambient komfort e të pajisur me gjithçka që duhet, për zhvillimin e bizneseve dhe ideve kreative. Qëllimi është që në këto hapësira të kontraktohen nga brende të huaja, kryesisht amerikane dhe evropiane të cilat do t’i vendosin departamentet e tyre, sidomos ato të shërbimeve të marketingut dhe teknologjisë informative.