Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe paska demantuar deklaratën e Aleancës për Shqiptarët, por pa sjellur ndonjë dëshmi se në kohën e reagimit tonë faqja e tyre në internet nuk ka qenë e qasshme vetëm në gjuhën maqedone siç e dëshmojnë fotografitë nga reagimi ynë.
Në vend se të polemizojë pa mbulesë me partinë më të madhe opozitare shqiptare, i bëjmë thirrje drejtorit të Agjencisë që të fokusohet në punën për të cilën paguhet nga tatimpaguesi edhe atë, mirë, dhe vetëm falë ligjit për gjuhën shqipte të inicuar dhe miratuar falë kushtëzimit nga Aleanca për Shqiptatët. Nuk është mirë me qenë bukëpërmbysës.