Drejtori i Agjencionit për investime te huaja dhe promovim të eksportit Bekim Emini sot ka marë pjesë në takimin e Parë të Grupit Punues për Ekonomi, Tregti dhe Inovacion, i kryesuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer. Në takim u diskutua për :
?Tërheqjen e investimeve
?Bashkëpunimin në fushën e inovacionit
?Strukturimin e instrumenteve financiare
?Mbështetjen për start-up
?Mbështetjen e përbashkët e kompanive nga të dy vendet
?Projekte të përbashkëta përballë fondeve dhe programeve europiane, si dhe
?Rritja e këmbimit tregtar.
Ky takim i dytë i delegacioneve qeveritare të R Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, i organizuar për një periudhë të shkurtër kohore, tregon gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.


