Drejtori i Drejtorisë për udhëheqje të librave amë në Maqedoni, Gjoko Kotevski diskriminon komunat shqiptare.
Kjo dëshmohet qartë pasi ai hap zyrë për nxjerje të certifikatave të lindjes vetëm në komunë Aerodrom të Shkupit, të cilën e zyrtarizoi dje. Ndërkoh banorët shqiptar të komunës së Studenicanit, Haracinës, Çairit dhe komunat tjera periferike të Maqedonisë të cilët kanë lindur para 40 viteve në Spitalin gjinekologjik shtetëror në Shkup, apo në Gjinekologjinë e Çairit për të nxjerr certifikatën e lindjes, e kanë të obligueshme të shkojnë në njësin rajonale të Drejtorisë për libra amë që gjendet afër Urrës së Gurit në Qendër të Shkupit.
Ndryshe prej dje në komunën e Aerodromit në Shkup është hapur zyrë nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë, me cka qytetarët për vetëm disa minuta pa shkuar në Shkup mund të nxjerrin certifikatën e lindjes,e jo si më parë duke prit me rradhë të mëdha dhe me ditë në sportelet në Qendër në Shkup
Njohësit e mirë të rrethanave thonë se kësi llojë zyra mund të hapen shumë lehtë edhe në komunën e Cairit, Haracinës, Studenicanit dhe komunat tjera me të vetmin qëllim që qytetarët të mos bëjnë harxhime pa nevojë dhe të presin me ditë në sportelet e kësaj Drejtorie në Shkup.
“ Vendosen kompjuter, Instalohen programet e librave amë, trajnohet të punësuarit vetëm 1 muaj dhe certifikata e lindjes nxjerret vetëm për 5 minuta. Madje në këto zyra mund të nxjerret certifikata e lindjes edhe nga qytetet tjera. Shembull një person nga Dibra, mund të aplikon për certikatë të lindjes nga zyra për libra amë e komunës së Cairit. Brenda kohe sistemi informative ta miraton.Dhe certifikata printohet në Çair. E jo qytetari të ecë plotë 150 km dhe të shkon deri në Dibër vetëm për një certifaktë të lindjes”.