Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këto ditë do t’u përkushtohet vetëm festave të 7 dhe 8 Marsit, ndërkaq sa i përket faktit që drejtorët e shkollave shihen në protestat e fundit, edhe atë gjatë orarit të punës, nga kjo ministri thonë se do të shqyrtohen më pastaj.
“Besoj se sot, nesër dhe pasnesër kemi ditë solemne, kemi ditën e shtatë marsit, poashtu dita e 8 marsit, janë ngjarje të rëndësishme për shoqërinë tonë, ndërsa obligimet e dënimeve nuk besoj se janë temë e këtyre ditëve, t’i kalojmë këto festa ashtu siç e meritojnë të gjithë arsimtarët, siç e meritojnë të gjitha nënat. E mandej sigurisht do të kemi edhe këto tema. Ne nuk jemi këtu për të dënu, por sigurisht për t’i shqyrtu punët dhe për t’i zgjidh në mënyrë institucionale të gjitha telashet dhe problematikat që na tangojnë.”, ka thënë Pishtar Luftiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Sa i përket frikës që është shkaktuar tek nxënësit gjatë periudhës së fundit, ku disa prej tyre kanë frikë të shkojnë në shkollë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Luftiu tha se pengesat e tilla do të përfundonin, kur të përfundonte, siç tha ai, situata e çuditshme politike.
“Tash jemi në një situatë të çuditshme politike, në një krizë të thellë politike, shpresojmë që sa më shpejtë të kalojë kjo krizë që mos të hasim në pengesa të tilla”, ka shtuar Lutfiu.
Përndryshe, në protestat e fundit të “të palëkundurve” në Shkup, u panë të prezantonin edhe tre drejtoresha të shkollave të mesme, Arseni Jovkov, Zdravko Cvetkovski dhe Orce Nikollov.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Drejtorët në protestë, ministria e angazhuar… by tvshenjaofficial