Drejtori i teatrit kombëtar maqedonas Dragan Spasovski- Dac, sonte rreth orës 21.20 me makinën e tij ka shkelur një vajzë 27 vjeçare në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, shkruan Plusinfo.mk, përcjellë Aktuale.mk
Tani për tani dihen inicialet e vajzës së lënduar e bëhet fjalë për E.C e cila menjëherë është dërguar në spital dhe pas dhënies së ndihmës së nevojshme është konstatuar se ka lëndime të lehta dhe është lëshuar në shërim shtëpiajk, transmeton Aktuale.mk
Hetimi në vendin e ngjarjes është në rrjedhë të sipër, ndërsa nuk ka vërtetim të informatave se drejtori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka bërë aksidentin.