Mandatari Zoran Zaev sot (e martë)do të flet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për Propozim-programin dhe Propozim-përbërjen e qeverisë së re. Seanca e Kuvndit filloi në ora 11. Sipas rregullores për punë të Kuvendit, Zaev do të ketë fjalim para deputetëve, pas çka do të vazhdojë debati. Rendi i fjalimeve të deputetëve është dakorduar në seancën e djeshme koordinative me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e tij të parë tha se seancat do t’i drejtoj në gjuhën maqedonase.
“Deri në fillim të koalicionimit do të vazhdoj të mbaj seancat në gjuhën maqedonase duke dëshmuar se edhe një herë jemi në nivelin e duhur dhe të tolerancës”, tha Talat Xhaferi./Almakos
Seancën mund ta ndiqni në linkun në vazhdim:
https://play.mrt.com.mk/live/mrt-sob

