Dragan Kovacki, deputet i VMRO-DPMNE-së i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me deklaratën e tij për kryetarin e VMRO-së, Hristian Mickovski se nuk paska qenë Zelenski nga Ukraina, transmeton Almakos.
“ Ali mundohet të jetë shakaxhi, edhe jep mendimin se kryetari Mickoski nuk paska qënë Zelenski nga Ukraina.
Nuk e di saktë, por me duket se atë status ia ka shkruar çiraku i tij Artan Grubi, të ulur së bashku në tavolinën ngjitur me kutinë elektrike në Zajaz ku shihet se Aliu vjedh rrymë nga EVN-ja teksa ndan këshilla “të mëdhaja”për të tjerët.
Pas kësaj, ai poston një tjetër status në Facebook dhe atë në një makinë e cila kushton qindra mijëra euro.
Në kohë kur populli është i uritur, ata filmojnë veten duke kënduar këngë. Njeriut nuk i vjen aq keq që po e bëjnë këtë, sa që mendojnë se njerëzit i besojnë se këndojnë mirë përderisa në fakt vjedhin.
Dhe e gjithë kjo ndodh në kohë kur si populli i Aliut ashtu edhe populli maqedonas janë të uritur, ndërsa po grabiten dhe nënvlerësohen nga njerëz si ai dhe ata që zgjodhën t’i shërbejnë atij nga qeveria tradhtare.
Në Facebook aktrojnë si patriotë, ndërsa jashtë tij ndajnë vetëm tendera.
Abre Ali, ti je thjesht hajdut. Mickoskit nuk i vjen as deri në gjunjë.
Ai drejton popullin, ndërsa ti e grabit.
Jo shumë larg nga tani, edhe shqiptarët do t’ia bëjnë Aliut pyetjen pse shqiptarët në Shqipëri po shkojnë drejt BE-së, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë qëndrojnë në vend.
Përgjigja sigurisht që nuk do të jetë diku mes këngëve të Aliut dhe sajimeve të Artanit.
Aliu nisi si një stalinist, marksist-leninist, pretendoi se ishte Che Guevara, por në thelb është një kuazi-këngëtar nga Zajazi. “, shkruan Kovacki.