Drejtori I Klinikës për Kirurgji, Nexhadi Jakupi, I pyetur nga KlanM për zjarrin që ka shpërthyer para disa ditëve në një repart të klinikave, thotë se nga djegia e një llambe elektrike është shkaktuar tymi që është përhapur edhe në hapësira tjera. Ai thotë se për shkaqe sigurie, pacientët janë evakuar dhe janë dërguar në hapësira të sigurta, kurse personeli ndihmës ka reagur menjëherë duke parandaluar dëmet materiale.
Ai thotë mohon se është heshtur për këtë ngjarje, duke thënë se është intervenuar në moment dhe se nuk janë shkaktuar dëme materiale e as që ka pasur pasoja për shëndetin e pacientëve dhe personelit mjekësor.
“Në moment është intervenuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë shtrirje të madhe dhe nuk është shkaktuar ndonjë dëm material apo pasoja për jetën e pacientëve dhe personelit mjekësor” – thotë për KlanM, Drejtori Nexhadi Jakupi.


