
Të reshurat e borës pritet të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Kështu njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Më shumë të reshura priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe të enjten paradite në pjesët jugore dhe juglindore të vendit, kur edhe do të ketë rritje të madhe të shtresës së dëborës për 20 deri në 30 cm. Temperatura këto ditë do të jetë pa ndryshime të mëdha dhe do të lëvizë në interval prej minus katër deri në katër gradë Celsius.
Nga e premtja pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të vogël të temperaturës së ditës.