Me një temperaturë prej -4 gradë Celsius, Berova ishte vendi më i ftohtë në vend. Pas saj renditen Kodra e Diellit me -3 gradë dhe Kriva Pallanka me -2 gradë Celsius.
Temperatura nën zero u regjistruan edhe në Pozharane dhe Tetovë, ku u matën -2 gradë, ndërsa -1 gradë Celsius u shënua në Shkup-Petrovec, Topolçan dhe Mavrovë.
Temperatura prej 0 gradë u regjistrua në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup – Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep. Një gradë mbi zero u shënua në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë Celsius u matën në Kumanovë dhe Gjevgjeli.
Vendi më i ngrohtë këtë mëngjes ishte Strumica, me 3 gradë Celsius.
Sipas të dhënave të Administratës Hidrometeorologjike, mbulesa më e madhe e borës është regjistruar në Kodrën e Diellit, me 30 centimetra. Në Mavrovë, trashësia e borës arrin 11 centimetra, ndërsa në Krushevë 4 centimetra.


