Pas ish Presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, edhe ish zv kryeministri Arben Ahmetaj ka kërkuar që seanca gjyqësore në GJKKO në ngarkim të tij për dosjen Buka të transmetohet live.
Kërkesa u artikulua nga avokati i tij Henrik Ligori në seancën e radhës të dosjes “Buka sha”, ndërsa ish zv kryeministri ndodhet në arrati.
“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, deklaroi avokati.
Ahmetaj po gjykohet në mungesë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka pranuar më herët kërkesën e avokatëve që ai të mund të dëshmojë me audio ose video konferencë.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar privatizimin nga biznesmeni Lirim Fezollari të shoqërisë “Buka sha” tek rruga “5 Maji” në zonën e “Medresesë”.
Ai akuzohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekësh.


