Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D.
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se në nisje të dëshmisë së tij Mazniku ka mohuar çdo kontakt apo njihje me Nestor Muhametllarin, biznesmeni i cili akuzohet për dosjen 5D.
Nestor Muhametllari është një nga nëntë personat e vënë nën akuzë nga SPAK në kuadër të operacionit të dosjes “5D”.
Ndërkohë që ka Pranuar se me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Tushen pa pasur raporte të mira pune.
PEJSE NGA DËSHMIA
Mazniku: Në vitet 2019 – 2021 kam qenë nënkryetar i bashkisë së Tiranës
Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund dhe dokumentat përpiloheshin nga anëtarët
Nestor Muhametllarin nuk e njoh
Redi Mollen, Qaton dhe Tushen i njoh dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira pune. Kam patur kontakte të vazhdueshme me ta
S’kam biseduar kurrë me ta për Nestor Muhametllarin
SPAK: Keni refuzuar ndonjë procedurë?
Mazniku: Jo asnjëherë