Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot ka marrë pjesë në solemnitet në kazermën në Veles në të cilën u ishin dorëzuar marrëveshjet për punë 125 ushtarëve profesionist të sapopranuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në solemnitet morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, kryeshefi i Shtatmadhorisë së armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, drejtori i Shtatmadhorisë, gjenerali Zoran Milevski, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali Pavle Arsoski dhe komandanti i Komandës për trajtim dhe doktrina, koloneli Lubenço Petrovski.
Duke folur nga foltorja solemne, Shekerinska potencon se dita kur një njeri i ri fillon me profesion të ri me zgjedhje të tij është dita kur dërgohen shumë porosi të ndryshme dhe dëshirohet sukses, rezultate në punë dhe rezistencë të madhe, durim dhe zell.
“Unë sot do t’u them se shansi më i madh për sukses kur e filloni zhvillimin tuaj profesional në një profesion, i cili është me të vërtetë i rëndë dhe përgjegjës, është ta doni profesionin tuaj dhe ajo t’u detyrojë gjithmonë të jeni më të mirë dhe më të suksesshëm”, u porositi ministrja Shekerinska ushtarëve të rinj.
Ajo përkujtoi se ata kaluan proces themelor të testimit dhe sot janë këtu së bashku me kolegët e tyre si klasë prej 125 ushtarëve të sapopranuar profesionist në Armatë. Ministrja theksoi se ajo tregon që uniforma ushtarake, jeta ushtarake, vëzhgimi mbi vendin tonë, mbajtja e paqes dhe stabilitetit dhe mundësia t’u ndihmohet të gjithë qytetarëve është pikërisht profesioni që ata me të vërtetë e duan, por edhe se Armata nuk mundet pa to.
“Ajo u zgjodhi të bëheni pjesë e një procesi që me sukses do t’i rrumbullaksojë prioritetet strategjike të vendit tonë. Prej sot hyni në një armatë të organizuar e cila posedon edhe cilësi dhe njohuri të vazhdojë të bëhet garant i sigurisë për të gjithë qytetarët. Armata e cila posedon cilësi dhe njohuri të bëhet pjesë e lidhjes politike-ushtarake më të fuqishme në botë në ditët e sotme. Si ministre e Mbrojtjes dhe përfaqësues i Qeverisë, së bashku me njerëzit e parë të Shtatmadhorisë qëndrojmë pas jush dhe ju mbështesim të bëjmë përpjekje që jeta juaj si ushtarë ta reflektojë realitetin – ajo të jetë Armata e shtetit që de fakto është anëtare e NATO-s, ndërsa ju jeni të barabartë me pjesëtarët e armatave më të fuqishme”, theksoi Shekerinska.
Ajo përkujtoi se një pjesë e ushtarëve të tyre si ushtarë profsionit për trajnim janë në SHBA dhe Britani të Madhe, një pjesë e eprorëve janë në Shkolla të larta në Turqi, Itali, Bullgari dhe Gjermani, një pjesë janë për trajnim në Mal të Zi, Gjermani dhe Slloveni, ndërsa disa janë pjesë e misioneve tona në Afganistan, BeH dhe Liban.
Shekerinska ushtarëve u premtoi se Ministria e Mbrojtjes do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj, “dyert e hapura ndaj botës do të jenë ende më të hapura”, ndërsa si anëtare me të drejtë të plotë në NATO ” dukshmëria jonë ende më shumë do të rritet.
Ajo paralajmëroi se në gjysmën e parë të vitit 2019, fokusi i Ministrisë është në furnizimin e automjeteve luftarake dhe në pajisjen mbrojtëse për të gjithë ushtarët.
Shekerinska informon se pas këtyre 125 ushtarëve, deri në fund të vitit në Armatë do të përfshihen edhe 125 ushtarë profesionist shtesë, me çka do të ketë përtëritje të përbërjes së armatës, duke shtuar se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdojë angazhimi i ushtarëve të rinj profesionist.
Sipas saj, do të vazhdojë edhe rritja e mjeteve për Armatën deri në plotësimin e qëllimit – dy për qind nga bruto prodhimi vendor të shkojnë për nevojat e sigurisë së vendit. Ajo njëherit përkujtoi se pagat në Armatë në fillim të vitit të kaluar janë rritur për 10 për qind dhe plotësoi se nga shtatori ato plotësisht do të rriten edhe për pesë për qind.
Shekerinska informon se vazhdimisht bëhet pagesa e mëditjeve për punë shtesë, ndërsa me ndryshimet e reja të Ligjeve për shërbim edhe në mbrojtjen janë parashikuar mundësi shtesë për përmirësimin e kushteve edhe për ushtarët dhe oficerët në Armatë.
Në deklaratë për mediat pas solemnitetit, Shekerinska potencon se Ministria dy vjet me rradhë ka siguruar buxhete më të mëdha, rritje të pagave dhe pranim të pjesëtarëve të rinj në Armatë. .


