Alsat 2019-07-15T15:57:31+02:00
Katica Janeva dha dorëheqje. Prokuroria Speciale mbeti pa udhëheqës. Janeva në sqarimin e shkurtë, si shkak për tërheqjen e saj përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.
Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për ardhmërinë e PSP-së. Shfrytëzojë rastin ta informoj opinionin se nuk do lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim- deklaroi Katica Janeva.
Janeva deponoi dorëheqjen e cila do të aktivizohet në momentin kur partitë do të pajtohen për Ligjin për Prokurori Publike dhe të emërojnë pasardhësin e saj. Ajo e falënderoi ekipin e saj dhe tha se të gjithë duhet të jenë krenarë që PSP-ja u shndërrua në simbol të luftës pa kompromis kundër formave më të larta të kriminalitetit.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë qytetarët dhe mediat që me besimin dhe mbështetjen që e japin janë erë në shpinë për punën me përgjegjësi që e bëjmë. Isha dhe do mbetem e gatshme të luftoj për të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut- theksoi Katica Janeva.
Katica Janeva u emërua në pozitën e Prokurores speciale më 15 shtator të vitit 2015. Njëzëri u mbështet në Kuvend nga të gjitha partitë dhe shpejtë e u zgjodh edhe në Këshillin e prokurorëve. PSP u formua pas bisedimeve të gjata mes partive dhe është produkt i marrëveshjes së Përzhinos mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Qëllimi kryesor i formimit të PSP-së ishte të zbulojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme për thuajse një dekadë të tërë, por edhe t’i zbulojë të gjitha indikacionet për kriminalitet në të ashtuquajturat bomba që i publikoi opozita e atëhershme, LSDM.
Bojan Stojanovski
Loading…



