Ushtruesja e detyrës, kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Tatjana Mihajllova ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pa dhënë asnjë sqarim se përse ka marrë një vendim të tillë. Këtë e konfirmoi edhe Këshilli Gjyqësor. Kryetari i këtij Këshilli Zoran Karaxhovski kërkoi nga mediat dhe gjykatësit që të mos spekulojnë me arsyet e dorëheqjes së sajë pasi që është çështje individuale e cila duhet respektuar.
“Ushtruesja e detyrës kryetar i Gjykatës Themelore dha dorëheqje të parevokueshme me shkrim, pa dhënë asnjë arsyetim konkret. Secili mund të spekulojë për arsyet sikurse unë(02:59)Derisa në mënyrë formale nuk e pranojmë dorëheqjen e Mihajllovës, ajo e ka statusin e ushtruesit të detyrës në dorëheqje. Po i shqyrtojmë të gjitha mundësit ligjore për të gjetur zgjidhjen më të mirë”, ka thënë
Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësore.
Karaxhovski nuk komentoi nëse ka lidhje dorëheqja e Mihajllovës dhe risistemimin e gjykatësve të Themelores. Karaxhovski tha se ata po zhvillojnë mbledhje e më pas edhe seancë urgjente lidhur me dorëheqjen, për çka do të merret vendim se si do të funksionojë Gjykata Themelore derisa të zgjidhet kryetari i ri. A do të shpallen zgjedhje të reja për kryetarë me kandidatë të rinj, a do të vazhdojë zgjedhja me kandidatët e mbetur nga filtrimi i deritanishëm, apo do të ngelet përkohësisht në krye të themelore zëvendës ushtruesi i detyrës.
“Në qoftë se vlerësojmë se ka mundësi për të bërë zgjedhje, do të vendosim atë çfarë është më e mirë si një trup kolektiv. Vendimi nuk është i një anëtari.(10:36)Nuk mund tu them se cili është kandidati më adekuat për mua, do shohim cili është më adekuat për pozitën në përgjithësi”, ka shtuar më tej Karaxhovski.
Mihajllova do të vazhdojë të zhvillojë lëndët që i ka pasur si gjykatëse para dorëheqjes ku mes tjerash është edhe rasti “Shuplakat e Zhernovskit” në të cilën dyshohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakievski. Në po këtë rast, në seancën e fundit, gjykatësja Mihajllova shqiptoi gjobë prej 4 mijë eurosh për prokuroret Katica Janeva dhe Fatime Fetai.
Dorëhiqet gjykatësja që dënoi me 4000 euro… by tvshenjaofficial